Ballina Aktualitet Vdiq në spital, ja kush është i burgosuri për vrasje

Vdiq në spital, ja kush është i burgosuri për vrasje

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, mbrëmjen e së martës i moshuari nga Tepelena.

Viktima është shtetasi Servet Dervishi, 76 vjeç, i dënuar për vrasje me paramendim.

I moshuari ishte transferuar nga Burgu i Zaharisë së Krujës paraditen e së martës, pasi kishte shfaqur probleme kardiake.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, i dënuari nuk mundi të mbijetojë.

Policia e Tiranës tha se viktima ishte dënuar me 25 vjet burg për një vrasje me paramendim të kryer në Tepelenë, vite më parë.

“Në spitalin ‘Nënë Tereza’, ka vdekur shtetasi Servet Dervishi, 76 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë- sor Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Pasi kanë kryer autopsinë e 76-vjeçarit mjekët ligjorë thanë se nga raporti paraprak dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkak të problemeve kardiake.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook