Ballina Aktualitet Veliaj inspekton njësinë 9, jo më pa ujë

Veliaj inspekton njësinë 9, jo më pa ujë

Edhe banorët e njësisë administrative nr 9 të kryeqytetit nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e investimit të Bashkisë së Tiranës në rrjetin e ujësjellësit përkatësisht në rrugën “Sulejman Pasha” dhe  “Ded Gjo Luli”.

Punimet janë inspektuar nga kryetari Erion Veliaj, i cili theksoi se cdo njësi do preket nga dora e rilindjes urbanistike dhe ujit të pijshëm që është themelor.

Sot ne shkojmë me një investim i cili parashikon rritjen e lagjes edhe për 25 vitet e ardhshme, do të thotë planifikojmë rreth 1 mijë banorë me furnizimin e kësaj linje në lagje.”

Veliaj ka bërë një apel për banorët e pallateve që të zgjedhin administratorin e tyre që të përfitojnë nga Fondi Komuniteteve.

Ftoj të gjithë banorët që, së pari të zgjedhin administratorin e pallatit. Me të zgjedhur administratorin e pallatit, të vijnë në bashki dhe brenda javës u japim përgjigje me 50 për qind të investimit që kërkojnë të bëjnë në lagjen e tyre, qoftë një fasadë, eficencë energjetike, panele diellore.”

Veliaj tha që do vazhdojë punën në cdo cep të kryeqytetit për të vendosur akset dhe korsitë e bicikletave kudo.