Ballina Aktualitet Veliaj : Ja kush janë modelet e investimit publik “Sheshi” “Pazari i...

Veliaj : Ja kush janë modelet e investimit publik “Sheshi” “Pazari i Ri” “Bulevardi”

Tre investimet më të mëdhaja në Tiranë ato të Bulevardit të ri , Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të ri janë perfolur sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj si skemat më të mira model për investimet publike gjatë Konferencës Kombëtare të Financës.

“Ne jemi sot në një situatë ku kapitali privat i ruajtur në banka në formën e depozitave në një pjesë të madhe të bankave sot i ka interesat ose afër zeros, pra më poshtë se inflacioni, ose me minus. Besoj se sot ka më shumë leverdi investimi në skema publike-private, se sa ndoshta depozitimi me interes negativ në banka. Ka më shumë leverdi investimi në skema publike-private se sa ndoshta depozitimi me interes negativ në bankë. Vetëm nga kreditë e buta që presim të japim këtë vit, do të injektojmë në ekonominë shqiptare 60 milionë dollarë.” u shpreh Veliaj.

Nderkohë i pranishëm në sallë kreu i lartë i shtetit Bujar Leskaj tha se nevojitet një këshill i pavarur fiskal për më shumë eficensë në sektorin e financave publike.

Qeveria të mundësojë krijimin e një grupi pune për hartimin e projektligjit mbi përgjegjësinë materiale të nëpunësit publik. Ne gjykojmë që asnjë reformë në Shqipëri nuk do të arrijë të zbatohet plotësisht dhe të ketë sukses, dhe reforma në drejtësi të luftojë me eficencë korrupsionit në rast se nuk materializohet me ligj përgjegjësia e shkelësve dhe abuzuesve të pronës dhe fondeve publike.” tha Leskaj.