Ballina Aktualitet Vendi i parë në botë me transportin publik falas është…

Vendi i parë në botë me transportin publik falas është…

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë ku transporti publik do të jetë falas. Qeveria e koalicionit e udhëhequr nga kryeministri Xavier Bettel, tashmë do të bëjë që autobuzët, trenat dhe tramvajet do të operojnë pa bileta duke filluar nga vera e ardhshme.

Partia e tij Demokratike do të krijojë një qeveri me Partinë Socialiste të Punëtorëve, “Të gjelbrit”, pasi mbrojtja e ambientit ishte pjesë kyçe e fushatës së tij zgjedhore.

Bileta më e shtrenjtë aktualisht shkon 2 euro për një udhëtim maksimal 2 orësh, që mbulon dhe pjesën më të madhe të udhëtimeve në vendin me 2.585 km katrorë sipërfaqe.

Gjatë verës, qeveria aplikoi udhëtimin falas për të rinjtë nën 20 vjeç. Nxënësit e shkollës së mesme po ashtu gëzojnë të drejtën e udhëtimit falas nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.