Ballina Aktualitet Vetëhelmohet me fotoksinë, 54-vjeçarja nga Lezha humb jetën në spital

Vetëhelmohet me fotoksinë, 54-vjeçarja nga Lezha humb jetën në spital

Një 54-vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë, e për pasojë ka humbur jetën në spitalin “Nënë Tereza”.

Bëhet me dije se 54-vjeçarja me inicialet L.C., pas konsumit të fotoksinës në banesën ku jetonte, është dërguar fillimisht në spitalin Rajonal.

Mirëpo gjendja kritike shëndetësore e vlerësuar nga mjekët, ka bërë që gruaja të trasnportohej drejt Tiranës.

LEXO EDHE:  VIDEO/ E reja kryen marrëdhënie intime me të moshuarin në oborr, lezhjani filmon skenën: U zunë për 1 mijë lekë

Pavarësisht ndihmave mjekësore nga bluzat e bardha në spitalin “Nënë Tereza”, fatkeqësisht gruaja ka ndërruar jetë.

Policia njofton se materialet lidhur me ngjarjen, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook