Ballina Aktualitet Vettingu në polici/ Ministria e Brendshme bën njoftimin e rëndësishëm: 7 maji...

Vettingu në polici/ Ministria e Brendshme bën njoftimin e rëndësishëm: 7 maji data e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

Ministria e Brendshme njofton se afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit për vettingun në policinë e shtetit është data 7 maj.

Për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi, ministria e Brendshme ka bërë disa sqarime që lidhen me dokumentacionin.

1-7 maji është data e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

2-Formulari i vetëdeklarimit nuk ka nevojë të shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë.

3-Fromulari i vetëdeklarimit nuk ka asnjë kosto financiare

4-Formulari mbushet elektronikisht printohet, firmoset dhe dorëzohet

5-Deklarohen të ardhurat nga dita e parë e fillimit të punës në institucion

6-Personat e lidhur me punonjësin në momentin e deklarimit (ata që figurojnë në certifikatën familare apo bashkëjtues), deklarojnë për të njëjtin hark kohor

7-Gabimet materiale apo pamundësia për të siguruar të dhëna në institucionet shtetërore për të ardhurat financiare nuk penalizojnë

8-Deklarohen pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo përdorim, pavarësisht të regjistruara, legalizuara ose jo

9-Deklarohen të ardhura dhe shpenzime pavarësisht ekzistencës formale të kontratave për shembull qera pa kontratë, punësim informal etj

10-Deklarohen vetëm logaritë bankare aktive

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook