Ballina Aktualitet VIDEO/ Aksident me 5 të plagosur në Laprakë, dëshima e shoferit: Më...

VIDEO/ Aksident me 5 të plagosur në Laprakë, dëshima e shoferit: Më preu rrugën një fëmijë

Një mjet tip ‘BMW’ ka dalë nga rruga dhe ëshjtë përplasur, duke lënë të plagosur 5 persona.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Laprakës, Tiranë, ku makina ka dalë nga rruga e ka përfunduar në një lavazh, duke plagosur punonjësit.

Mësohet se pas plagosjes së punojësve, mjeti është përplasur edhe me një ‘Benz’.

Sipas informacioneve policore, të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesit e mjeteve, ku njëri prej shoferëve ndodhet në gjendje më të rëndë.

Shoferi i ‘BMW’ ka thënë për policinë se ishte detyruar të përfundonte në lavash pasi ‘një fëmijë më preu rrugën’.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook