Ballina Aktualitet VIDEO/ Arrestohet në pikën e llotos në Elbasan i kërkuari nga fisi...

VIDEO/ Arrestohet në pikën e llotos në Elbasan i kërkuari nga fisi Capja me tre indentitete të ndryshme

Policia e Elbasanit ka arrestuar mafiozin e kërkuar nga interpoli me qëllim ekstradimi në Itali.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç,  lindur në Elbasan dhe banues në  Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017,  ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit  309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena,  ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë.

ElbasanSpecialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:B.Ç, (alias B.B, K.P) 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Elbasan.Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan.Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë.

Posted by Policia e Shtetit on 07.12.2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Shkrumbohet pylli qindra vjeçar i Ardenices, rrezikohet nga flaket dhe Manastiri qe "reklamoi" Rama ne Facebook(FOTO)