Ballina Aktualitet VIDEO/ Braktisën 1 ton drogë në bregdetin e Vlorës, trafikantët largohen të...

VIDEO/ Braktisën 1 ton drogë në bregdetin e Vlorës, trafikantët largohen të frikësuar nga policia

Një sasi e madhe kanabisi është gjendur e braktisur në bregun e Novoselës në Vlorë.

Mediat lokale kanë bërë me dije se sasia e braktisur e drogës në breg arrin deri në 1 ton.

Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se trafikantët janë trembur nga policia dhe janë larguar, duke e lënë drogën në breg.

Policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, sakaq mediat lokale kanë bërë publike pamjet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook