Ballina Aktualitet VIDEO/ Çmendet 36-vjeçari, rreh gruan për vdekje dhe kërcënon me thikë vjehrrin...

VIDEO/ Çmendet 36-vjeçari, rreh gruan për vdekje dhe kërcënon me thikë vjehrrin dhe kunatin

Policia ka parandaluar një konflikt i cili mund të përfundonte deri në një ngjarje me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë autori i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij !

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ”10 Korriku”, në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm forcat e Policisë kanë parandaluar një konflikt familjar i cili mund të përshkallëzohej deri në pasoja të rënda për jetën.

Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin K. L, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

VlorëPolicia parandalon një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në një ngjarje me pasoja të rënda.Arrestohet në flagrancë autori i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij !Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ''10 Korriku'', në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm forcat e Policisë kanë parandaluar një konflikt familjar i cili mund të përshkallëzohej deri në pasoja të rënda për jetën.Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin K. L, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ''Dhunë në familje'', ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja'', të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on 23.12.2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Hoxha paralajmëron: një tjetër deputet nën hetim, prokuroria do ta arrestojë shumë shpejt