Ballina Aktualitet VIDEO/ Dako feston me “mafiozat” e bandës së Shijakut

VIDEO/ Dako feston me “mafiozat” e bandës së Shijakut

Një video është publikuar në internet nga deputeti i PD-së Ervin Salianji,  ku sipas tij kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka festuar fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit me një bandë kriminale.

Ai ngrin akuza për lidhjet e qeverisë me krimin.

“Dua t’iu tregoj një video. Pak më parë përfaqësuesit tuaj thanë që janë foto rastësore këto me krimin. Jo jo nuk janë rastësore. Ka grup të strukturuar dhe që koordinohet nga ju dhe që investoi në zgjedhje, si rasti i fundit i arrestimit të Durim Keçit. Po kryeministrit mbase nuk i thotë gjë se mbase e njeh me emrin Dur Keçi. Sot nuk del dhe ta falënderojë për gjithë kontributin që ka dhënë.

Këtu vetëm në një tavolinë janë shtatë të kërkuar dhe dy besoj se do jenë pas hekurave shumë shpejt. Gjushi i Durrësit dhe Çela i Durrësit bashkë me të arrestuarin e këtyre kohërave shikohet duke festuar me muzikë dhe me hare fitoren e zgjedhjeve. Ja urdhëroni se e keni të plotë se si gëzon fitoren e zgjedhjeve pushteti kriminal”, tha Salianji.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook