Ballina Aktualitet VIDEO/ Djali e qëlloi me thikë, por babai e fal: Nga fëmija…

VIDEO/ Djali e qëlloi me thikë, por babai e fal: Nga fëmija…

Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve nga Durrësi që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë ka ardhur duke u përmirësuar.

75-vjecari, Destan Neziri është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij, Hasije Neziri pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.

I moshuari i cili u sulmua me thikë nga djali i tij Hajri Neziri ka thënë për Gazeta Shqiptare se i biri e kreu aktin barbar zemërim e sipër.

Megjithatë, ai thotë se do ta falë djalin për veprimin e rëndë, i shtrirë në krevat dhe me frymëmarrje të rënduar, ku dallohen qartë se ku e ka goditur i biri, pasi janë të vendosura fashot, Destan Neziri, thekson se e ka fëmijë.

“Kemi qenë mësues të dy, ndërsa djali ka mbaruar gjimnazin. Unë e kam fëmijë dhe prej fëmijës çfarë nuk pret”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook