Ballina Aktualitet VIDEO/ E shembur si nëpër filma, Berisha publikon pamjet: Çfarë po ndodh...

VIDEO/ E shembur si nëpër filma, Berisha publikon pamjet: Çfarë po ndodh me urën në Maminas

Pas përmbytjeve në dhejtor në vitit që lamë pas, që përfshinë të gjithë zonën, ura e Drojes në Mamurras u shemb si nëpër filma.

Tashmë prej muajsh e shembur, ura në Maminas vijon të lihet në mëshirë të fatit dhe ende nuk ka nisur së rindërtuari.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video të kryetarit të Forumit Rinor të PD-së në Mamurras, sipas të cilit ura nuk ka nisur së rindërtuari pavarësisht premtimeve nga qeveria.

Ja mesazhi i publikuar nga nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Mirëmengjes o llum kazan!

Po të përshëndes nga ura e Drojes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e të riut dixhital. sb

“Pershendetje jam kryetari i FRPD Mamurras qe debatova para 4 ditesh me ministrin Gjiknuri per uren e shembur.

Gjendja vazhdon akoma e tille dhe ura nuk po rindertohet ndryshe nga cu tha nga llum kazani i ERTV”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook