Ballina Aktualitet VIDEO/ E zbarkuar në autostradën Tiranë-Durrës, si mund të përfundosh në ‘rrjetën’...

VIDEO/ E zbarkuar në autostradën Tiranë-Durrës, si mund të përfundosh në ‘rrjetën’ e policisë

Si çdo fundjavë, policia rrugore në kryeqytet ka marrë një sërë kontrollesh, sidomos në autostradën Tiranë – Durrës.

Policia rrugore, ka marrë masa për të kontrolluar shpejtësinë e madhe të makinave por edhe shoferët që qarkullojnë nën ndikimin e alkoolit, apo pa dokumentat e nevojshme për të qarkulluar me makinë.

Kontrollet kanë qenë të perqendruara në autostradën Tiranë-Durrës, në Qafë-Kashar dhe janë ndeshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtesi tej normave te lejuara, nga 134 km/h deri 185 km/h.

Nderkohë bëhet me dije se sipas njoftimit të policisë, për 2 orë kontroll janë pezulluar 16 leje drejtimi.

Policia bën thirrje për mos tejkalim të kufinjëve të shpejtësisë, që të rekomandon sinjalistika rrugore se shpejtësia të vret.

Me Policinë Rrugore të Tiranës

Në autostradën Tiranë-Durrës ne Qafe-Kashar.Policia Rrugore e Tiranes me Radar per te parandaluar, evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.Nga 134 km/h deri 185 km/h. 16 Leje Drejtimi te pezulluara ne harkun kohor nga ora 23.00 deri ne oren 01.30 te mengjezit te sotem.Mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore se shpejtësia të vret. Ndiqni kulturën rrugore për të kursyer të ardhmen tënde.Guidimi me shpejtësi tej normave të lejuara të shkakton adrenalinë, por në shumicën e rasteve të merr jetën.Zbatimi i rregullave te qarkullimit rrugor=Siguri per jeten ne rruge.

Posted by Policia e Shtetit on 10.03.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook