Ballina Aktualitet VIDEO/ Efektivët e policisë bashkiake të Tiranës i sekuestrojnë qytetarit rom kanaçet...

VIDEO/ Efektivët e policisë bashkiake të Tiranës i sekuestrojnë qytetarit rom kanaçet dhe biçikletën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar ditën e sotme një video ku shihen policët e bashkisë së kryeqytetit duke i sekuestruar një shtetasi kanaçet dhe biçikletën.

“Lal plehu vazhdon me egersi t’u heqi kafshaten te mjereve!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb”, shkruan Sali Berisha.

Mesazhi i qytetarit

“Mirembrema Doktor

Me erdhi mjaft keq se cfare po u ndodh fukarenjeve te shkrete qe mezi nxjerrin kafshaten e gojes..Mire qe u marrin kanacet qe mbledhin por biçikleten pse tia u marrin?

Ju lutem publikojeni sepse vetem nepermjet jush merr zgjillje.

Rrespekte!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook