Ballina Aktualitet VIDEO/ Gjithçka për arrestimet varet nga rezultatet konkrete, flet Adriatik Llalla

VIDEO/ Gjithçka për arrestimet varet nga rezultatet konkrete, flet Adriatik Llalla

Adriatik Llalla pas një takimi me prokurorët në Vlorë, flet për mediat për operacionin e mbrëmshëm të policisë.

Pas sekuestimit të 4.5 ton drogë mbrëmjen e kaluar, kryeprokurori Llalla tha se ky aksion u finalizua pas hetimit disa mujor edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Ndodhemi sot në vlorë. Po flasim për situatën e krijuar në këtë qark. Ngjarjet kanë qenë të vazhdueshme. Më së tepërmi ngjarja e mbrëmshme. Prokuroria ka bërë disa muaj hetim për rastin konkret dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë u finalizua me rezultate konkrete. Besoj se ne vijim do të kemi të dhëna më të sakta e më korrekte. Gjithçka për arrestimet varet nga rezultatet konkrete”, u shpreh kryeprokurori para gazetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook