Ballina Aktualitet VIDEO/ “Hiqi duart, mos prek asgjë”, ja si u arrestuan dy ekzekutorët...

VIDEO/ “Hiqi duart, mos prek asgjë”, ja si u arrestuan dy ekzekutorët e biznesmenit Begalla

Kanë rënë në pranga 2 autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi.

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga momenti i operacionit “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Arrestohen dy autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje, një prej të cilëve është ekzekutori i biznesmenit M. B.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook