Ballina Aktualitet VIDEO/ Kamp për terroristët e ISIS në Shqipëri, Vasili sulmon Ramën: Gënjeshtën...

VIDEO/ Kamp për terroristët e ISIS në Shqipëri, Vasili sulmon Ramën: Gënjeshtën e ka sëmundje pa shërim, i paepur…

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar dhe një herë në lidhje me lajmin që terroristët e penduar të ISIS do të vijnë në Shqipëri.

Duke ju referuar deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili mohoi që në Shqipëri do të krijohet qendra e rehabilitimit për të kthyerit e ISIS, Vasili shkruan se kryeministri ynë gënjeshtrën e ka një sëmundje pa shërim.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri yne genjeshtren e ka semundje pa sherim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borisov.

Qe kryeministri yne e ka genjeshtren menyre jetese nuk eshte lajm.

I palodhur, i paepur dhe pa sherim ne semundjen e tij te genjeshtres, ai ne rastin e qendres se reabilitimit te ish te kthyerve nga ISIS, nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarise Borissov dhe e nxori ate si njeri qe nuk di ç’flet duke harruar qe ai eshte kryeministri i nje vendi anetar i BE dhe mik i Shqiperise si Bullgaria.

Meqenese ky mashtruesi i semure kryeministri yne prap i ra ne qafe opozites, lexoni vete se ç’ka thene z.Borisov, por meqe ky mashtruesi ne krye te qeverise s’ka turp po ju veme be dispozicion edhe videon e konf per shtyp qe edhe ta shikoni.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook