Ballina Aktualitet VIDEO/ Kishin krijuar “perandorinë shqiptare të kanabisit”, pamjet nga superaksioni policor në...

VIDEO/ Kishin krijuar “perandorinë shqiptare të kanabisit”, pamjet nga superaksioni policor në Britani

Pas një vëzhgimi prej tetë muajsh, policia britanike ka ndërmarrë një aksion të madh kundër fermave të kultivimit artificial të kanabisit dhe lavazheve që kontrolloheshin nga grupe kriminale shqiptare.

Këto ferma ndodheshin në Gloucestershire, në Anglinë Perëndimore, në kufi me Uellsin.

Sipas mediave britanike, dhjetë shqiptarë janë arrestuar në këtë operacion, ku janë asgjësuar bimë kanabisi me një vlerë në treg që shkonte mbi 750 mijë stërlina.

50 policë dhe dhjetra makina policie, kanë bastisur gjashtë ferma ku kultivohej artificialisht kanabisi, si dhe pesë lavazhe makinash që dyshohet se operoheshin nga shqiptarët.

Ky operacion, çoi në arrestimin e dhjetë personave të deklaruar me origjinë nga Shqipëria, shumica me dokumente false italiane të moshës nga 20 deri në 33 vjeç, mes tyre edhe një vajzë 17-vjeçare.

Një nga fermat ku kultivohej kanabisi, ishte përballë një shkolle fillore.

Kultivimi i kanabisit bëhej nëpër ferma, ose ambiente private  të marra me qira dhe të konvertura përmes instalimit të sistemeve të sofistikuara të kultivimit të lëndës narkotike.

Aty grupet kriminale shqiptare, punësonin shqiptarë pa dokumenta të mbërritur muajt apo vitet e fundit, që jetonin e punonin në të zezë përkundrejt shpërblimeve dhe pagave jo të vogla.

Të arrestuarit shqiptarë që akuzohen si pjesëe bandave te drogës dhe pritet të dalin para gjykatës në 9 prill:
Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Vrau prindërit në Dibër, 26-vjeçari befasoi gjykatën me deklaratën e tij: Nuk kam vrarë prindërit, por dy...