Ballina Aktualitet VIDEO/ Kontrollet ‘blic’ në Tiranë, shoferi i Tufinës kapet i dehur që...

VIDEO/ Kontrollet ‘blic’ në Tiranë, shoferi i Tufinës kapet i dehur që në mëngjes

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar sërish me kontrollet në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës.

Policia ka nisur aksionet e ‘blic’, në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas raportimeve policore, gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër në gjendje të dehur, ku  testi i parë rezultoi  0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.

Drejtuesi i autobusit  Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook