Ballina Aktualitet VIDEO/ Kreu i Policisë së Shtetit viziton 11 efektivët e plagosur, mesazhi...

VIDEO/ Kreu i Policisë së Shtetit viziton 11 efektivët e plagosur, mesazhi i Veliut pas protestës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj vizitoi në spitalin ushtarak 11 punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës, si dhe një qytetar.

Në përgjigje të interesit të medias Drejtor Veliu tha:

Pyetje: Një koment se janë 11 punonjës policie të plagosur?

Ardi Veliu: Unë jam këtu sëbashku me zv.ministrin e Brendshëm Julian Hodaj dhe erdhëm për të vizituar punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës. Janë gjithsej 11 punonjës policie të lënduar me sende gurë dhe mjete të forta. Fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë, pavarësisht dëmtimeve që kanë marrë.

Dua të falënderojë këtu jo vetëm punonjësit e policisë të cilët treguan maturi, gjakftohtësi dhe profesionalizëm në përballimin e tubimit, por të gjithë punonjës e policisë, të Drejtorisë së Tiranës, të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët menaxhuan me profesionalizëm këtë aktivitet dhe mund t’ju them sot me plotë gojën se Policia e Shtetit sot ka bërë detyrën dhe ka siguruar si mbarëvajtjen e tubimit në mënyrën më profesionale, por edhe aktivitetet e tjera që kanë ndodhur.

Pyetje: Z.Veliu vizituat edhe Bledi Kasmin. Ka një akuzë që është dhunuar nga policia, cili ishte komunikimi juaj me të?

Ardi Veliu: Unë e para i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm, në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari.

Faleminderit!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj vizitoi në spitalin ushtarak 11 punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës, si dhe një qytetar.Në përgjigje të interesit të medias Drejtor Veliu tha:Pyetje: Një koment se janë 11 punonjës policie të plagosur?Ardi Veliu: Unë jam këtu sëbashku me zv.ministrin e Brendshëm Julian Hodaj dhe erdhëm për të vizituar punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës. Janë gjithsej 11 punonjës policie të lënduar me sende gurë dhe mjete të forta. Fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë, pavarësisht dëmtimeve që kanë marrë. Dua të falënderojë këtu jo vetëm punonjësit e policisë të cilët treguan maturi, gjakftohtësi dhe profesionalizëm në përballimin e tubimit, por të gjithë punonjës e policisë, të Drejtorisë së Tiranës, të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët menaxhuan me profesionalizëm këtë aktivitet dhe mund t’ju them sot me plotë gojën se Policia e Shtetit sot ka bërë detyrën dhe ka siguruar si mbarëvajtjen e tubimit në mënyrën më profesionale, por edhe aktivitetet e tjera që kanë ndodhur.Pyetje: Z.Veliu vizituat edhe Bledi Kasmin. Ka një akuzë që është dhunuar nga policia, cili ishte komunikimi juaj me të?Ardi Veliu: Unë e para i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm, sepse në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari.Faleminderit

Posted by Policia e Shtetit on 26.05.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Operacioni "Riprogramuesit", arrestohen tre laçjanë për vjedhje makinash (VIDEO)