Ballina Aktualitet VIDEO/ Përleshje me armë dhe leva në Kurbin, policia zbardh ngjarjen

VIDEO/ Përleshje me armë dhe leva në Kurbin, policia zbardh ngjarjen

Një përleshje me armë ka ndodhur në Kurbin, gjatë mbrëmjes së djeshme ku disa persona kanë hyrë në konflikt.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë parandaluar një përleshje që mund të kishte pasoja tragjike.

Mësohet se njëri prej të arrestuarve, është Rudolf Lama, 22 vjeç.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S. T., tek ish-Uzina në Laç,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Lama (vëllai i shtetasit Rudolf),ku e ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore,  i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook