Ballina Aktualitet VIDEO/ Përmbushen profecitë e frikshme, a po e sfidon inteligjenca artificiale njerëzimin?

VIDEO/ Përmbushen profecitë e frikshme, a po e sfidon inteligjenca artificiale njerëzimin?

2017-ta, viti i Inteligjencës Artificiale, duke nisur nga “Sophia” e deri tek ata që po konkurojnë kardiologët.

Inteligjenca Artificiale ka fituar terren në të gjitha sferat e jetës.

Teknologjia ka përparuar me hapa gjigant, duke sjellë risi gjatë gjithë këtij viti.

Në mesin e arritjeve më të përfolura  të sistemit AI këtë vit ishte Sofia, një robot humanoid i projektuar nga një kompani në Hong Kong.

Sofisë  iu dha shtetësia në Arabinë Saudite, një vend ku gratë nuk lejoheshin të drejtonin deri kohët e fundit.

Vendimi mori  kritika të gjera nga gratë, të cilët u shqetësuan nga fakti se një makinë AI mori më shumë të drejta se sa ato.

Një robot i quajtur Libratus mundi katër lojtarë në maratonën e pokerit Texas Hold ’em Poker që zgjati 20 ditë, duke fituar më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Ndërkohë, sistemi i AI i Google ‘DeepMind AlphaGo’ mundi lojtarin më të mirë të lojës së lashtë kinez të Go-it – që konsiderohet më sfiduese për kompjuterat sesa shah.

Tashmë, robotët po ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë sëmundjet dhe të parashikojnë jetëgjatësi.

Shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë zhvilluar një sistem AI që mund të zbulojë rreziqe të parregullta kërcënuese për jetën, që kanë lidhje me ritmin e zemrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook