Ballina Aktualitet VIDEO/ Projekti infrastrukturor Shëngjin–Velipojë, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët

VIDEO/ Projekti infrastrukturor Shëngjin–Velipojë, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët

Përmes një video në ‘Facebook’, kryeministri Rama ka njoftuar se së shpejti nis projekti i aksit rrugor Shëngjin-Velipojë.

Projekti infrastrukturor, është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i Qeverisë së Shqipërisë, me vlerë 3.8 miliardë lekë.

Por përpos kësaj, lajmi i mirë për qytetarët është se rruga shkurtohet për 14.8 kilometra dhe mund të përshkohet për 19 minuta.

Rama thekson se ky aks panoramik hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, si dhe rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën.

Postimi në ‘Facebook’:

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”

Detaje:

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zones. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës.

Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.

Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur🌹

Posted by Edi Rama on 13.06.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook