Ballina Aktualitet VIDEO/ Rëndohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, ja çfarë ka ndodhur…

VIDEO/ Rëndohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, ja çfarë ka ndodhur…

Një situatë e rënduar trafiku është paraqitur në aksin Tiranë-Durrës, duke vështirësuar qarkullimin për shumë automjete.

“DuaLajm.com”, ka siguruar pamjet nga situata tejet e rënduar e trafikut në autostradë, ku janë krijuar vargje të gjata automjetesh në pritje.

Nga pamjet shihet se si automjetet kanë ngecur në trafik, ndërsa drejtuesit kanë zbritur nga mjetet e tyre duke ndaluar makinat në mes të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë trafik në autostradë, por mesa kuptohet na pamjet kjo situatë kaq problematike, do vazhdojë edhe për shumë kohë në këtë aks rrugor, pasi normalizimi i situatës duket thuajse i pamundur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook