Ballina Aktualitet VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë deri në 180 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia...

VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë deri në 180 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia penalizon shoferët

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës me drager dhe radar ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Shumë shoferë janë penalizuar gjatë mesnatës së sotme dhe orëve të para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, pasi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Një nga shoferët e penalizuar ka qenë duke udhëtuar me shpejtësinë skëterrë prej 180 km/h.

“Fundjave per tu argetuar, jo per te rrezikuar jeten. 163 km/h. 164 km/h. Mos shpejtoni se në rastin më të mirë ju pret Polici dhe Radari e në rastin më të keq do rrezikoni jeten tuaj e te perdoruesve te tjere te rruges”, shkruan policia.

LEXO EDHE:  Deputeti aksidenton 53 vjeçarin, policia jep detajet e para për ngjarjen e rëndë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook