Ballina Aktualitet VIDEO/ Vrasja makabër me sopatë në Vlorë, zbardhen pamjet e arrestimit të...

VIDEO/ Vrasja makabër me sopatë në Vlorë, zbardhen pamjet e arrestimit të 40-vjeçarit

Policia ka publikuar një video ku shihet momenti i arrestimit të 40 vjeçarit, i cili vrau me sëpatë kushëririn e tij.

Bëhet me dije se arrestimi u bë mëngjesin e sotëm. Autori i ngjarjes është Dilaver Veshaj ndërsa viktima është Arben Veshaj.

Viktima u gjend i vdekur 500 metra larg banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Njoftimi i Policisë së Vlorës

Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.

Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi Arben Veshaj., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit:

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin Arben Veshaj, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook