Ballina Aktualitet Videoja e publikuar nga Klaudia “trullos” fansat, nuk lënë gjë pa i...

Videoja e publikuar nga Klaudia “trullos” fansat, nuk lënë gjë pa i thënë: Balerina merr masa!

Balerina më e famshme në Shqipëri, Klaudia Pepa ka postuar së fundmi në video në rrjetin e saj social “Instagram” dhe shumica e komentuesëve nuk vonoi ta kryqëzonte.

Klaudia shihet në video e veshur vetëm me të brendshme, teksa kërcen me lëvizje provokuese mbi një biçikletë, të cilës siç duket, i ka hypur në anën  e kundërt.

Video e postuar në Instagram nga balerina është e shkëputur video e dytë kërcimit, e cila mban titullin “L”.

Lëvizjet shumë sensuale dhe provokuese u janë dukur më shumë se skandaloze ndjekësve të saj, të cilët kanë shpërthyer deri në komente ofenduese.

Ndonëse i gjithë kërcimi është me lëvizje sensuale dhe shumë të ndjera, Klaudia ka zgjedhur të publikojë pjesën më kulmore të videos.

Balerina nuk e ka menduar gjatë mllefin dhe impaktin që do të shkaktonte kërcimi i saj tek njerëzit dhe kështu është detyruar t’i fshijë komentet dhe të bllokojë aksesin për të komentuar tek videoja.

 

Go to watch on YouTube Klaudia Pepa L 💗 #klaudiapepavevo #L

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook