Ballina Aktualitet Vijon aksioni i policisë për lëndët piroteknike, sekuestrohen 210 kapsolla dhe 410...

Vijon aksioni i policisë për lëndët piroteknike, sekuestrohen 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre

Në qytetet Fier, Lushnje, Divjakë dhe Ballsh 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Sekuestrimi i tyre u bë në vijim të kontrolleve në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.  

“Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri” , sqaron policia.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.