Ballina Aktualitet Viti 2018 nis mbrapsht për bariun, i vjedhin 2 lopë dhe 3...

Viti 2018 nis mbrapsht për bariun, i vjedhin 2 lopë dhe 3 viça

Komisariati i Policise Tepelene njofton denoncimin e shtetasit të cilit i kanë vjedhur 5 lopë dhe viça.

Bariu ka kallëzuar në polici vjedhjen e fierakut, e cila ka ndodhur rreth 4 ditë më parë. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ku pritet zbardhja e plotë e situatës.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 06.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K. Ç, vjeç 35 banues në Fier pasi shtetasi E.B., vjeç 54, banues në Levan, Fier, ka bërë kallëzim se, më datë 04.01.2018, duke qënë prej dy vjetësh bari në stan, në fshatin Salari,Tepelene i ka vjedhur 2 lopë e 3 viça. Neni 134 i Kodit Penal”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook