Ballina Aktualitet Viti i ri shkollor vjen me lajmin e mirë, libra falas për...

Viti i ri shkollor vjen me lajmin e mirë, libra falas për 200 mijë fëmijë. Ja kategoritë që përfitojnë

Rreth 200 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, që i përkasin kategorive të veçanta, do të përfitojnë librat falas gjatë vitit shkollor 2018-2019.

Sipas burimeve pranë sektorit për buxhetin në departamentin e financës në ministrinë e Arsimit, ky numër është rritur nga 120 mijë që ka qenë këtë vit dhe do të vijoj të rritet, kjo në saj të angazhimit dhe rritjes së fondit për zgjerimin dhe shtimin e kategorive përfituese, krahas fëmijëve të pakicave kombëtare, atyre situatë rruge apo edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas përfaqësuesve të departamentit të financave, ministria e Arsimit ka një buxhet të qëndrueshëm dhe parashikohet të rritet deri në 40.6 miliard për 3 vitet e ardhshme, njofton scan.tv.

Lidhur me buxhetin aktual i cili kap shifrën prej 36.4 miliard lekësh mësohet se rreth 65% fondeve shpenzohet për paga për rreth 31 mijë punonjës në sistem, ndërsa 13% zënë shpenzimet kapitale  dhe pjesa tjetër për shpenzimet korrente.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook