Ballina Aktualitet Viti i Skënderbeut, çdo dokument i printuar me logon e veçantë

Viti i Skënderbeut, çdo dokument i printuar me logon e veçantë

Nga 1 janari, logoja e Gjergj Kastriot Skënderbeut printohet në të gjitha dokumentet shtetërore dhe do të vijojë gjatë të gjithë vitit, deri më 31 dhjetor 2018.

Ky është vendimi i parë i Komisionit shtetëror kushtuar Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut. Ardit Bido shprehet në Facebook, se përtej simbolikës ky do të jetë viti i ndryshimeve rrënjësore modernizuese në arkiv.

Përtej simbolikës

Simbolika do të jetë, por rëndësi në Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka çfarë do të lëmë për 50 vitet në vijim. Ky mesazh do të konkretizohet shumë shpejt nga DPA, në vitin e ndryshimeve rrënjësore modernizuese në arkiv.

“Stema e Republikës është e sigurtë që është në krye. Logoja e Vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është në një vend të dukshëm. Ruan përmasat që duhet të ketë për të qenë diçka e pranueshme nga pikëpamja pamore. Kanë qenë 6 variante që i janë prezantuar Këshillit të Lartë të Arkivave dhe ne përzgjodhëm rezultatin final, ku logoja është në të majtë në dukje, në të djathtë të stemës së Republikës”, tha Ardit Bido, kreu i Arkivit Qendror.

Për kreun e Arkivit Qendror, Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut nuk duhet parë vetëm në konceptin e simbolikës apo të aktiviteteve kulturore, për të cilat ka një agjendë ambicioze. Por, si një mënyrë për të nxjerrë mesazhe frymëzuese nga heroizmat e tij kushtuar Shqipërisë.

Në funksion të kësaj, Arkivi i Shtetit e ka mesazhin e tij për qytetarët.

“Mesazhi më i rëndësishëm është që ne të mundet të futemi në konceptin e dixhitalizimit, që njerëzit ta kërkojnë dokumentin nga shtëpia. Këtë vit ne nisim dixhitalizimin, siç bëhet në arkivat më të mëdha botërore, duke arritur të dixhitalizojmë rreth 2.5 milionë dokumente në vit, nga rreth 100 mijë që do të dixhitalizonim deri më sot”, u shpreh më tej Ardit Bido.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook