Ballina Aktualitet Viza dhe pasaporta false për në Amerikë dhe BE, Gjykata e Fierit...

Viza dhe pasaporta false për në Amerikë dhe BE, Gjykata e Fierit jep vendimin për 4 të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së parë Fier ka dhënë sot masen e sigurisë për të arrestuarit për flasifikimin e dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.

Katër të ndaluarit në kuadër të operacionit “Pagesa e fundit” kanë dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit për vlerërsimin e masës së sigurisë.  Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Prokurorisë për ‘Arrest me burg’ për Artan Hasanin, 48 vjeç dhe Enton Lahollarin, 37 vjeç

Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” është zëvendësuar në detyrim me paraqitje kundrejt një garancie pasurore për Xhevair Myrtaj dhe Kostaq Papën, 31 vjeç.

Grupi përbëhej nga 16 persona, 8 prej të cilëve u arrestuan, 6 po hetohen në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.  

Më 10 mars policia bëri të ditur detajet e operacionit të grupit që falsifikonin dokumentet e emigrimit për në vendet e BE-së dhe Kanadasë. Porositë bëheshin në Lushnje, Berat dhe në Fier, ndërsa dokumentet falsifikoheshin në kryeqytet.