Ballina Aktualitet Vizita blic në portin e Durrësit, paralajmërimi i Xhafajt: Do arrestohen grupe...

Vizita blic në portin e Durrësit, paralajmërimi i Xhafajt: Do arrestohen grupe kriminale, së shpejti do të shihen rezultate

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë zhvilluar sot një vizitë blic në Portin e Durrësit.

Ministri Xhafaj, në një prononcim për mediat u shpreh për intensifikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë midis policisë prokurorisë dhe SHISH, për arrestimin e grupeve kriminale që operojnë në Durrës.

Xhafaj u shpreh se shumë shpejt do të shihen rezultate për arrestimin e grupeve kriminale që operojnë në këtë qark (Durres dhe Kruje).

Ministri theksoi se një vëmendje e veçantë po i kushtohet kufirit, për bllokimin e trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë dhe u shpreh se po punohet ngushtësisht midis prokurorisë dhe SHISH në këtë drejtim, pavarësisht se trafikantët po kërkojnë rrugë të reja për trafikun e drogës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook