Ballina Aktualitet Vjedhin laptopët e kabinetit të informatikës në shkollë, arrestohen grabitësit

Vjedhin laptopët e kabinetit të informatikës në shkollë, arrestohen grabitësit

Arrestohen në flagrancë grabitësit e 24 laptopëve në kabinetin informatik të shkollës industriale.

Të arrestuarit janë: 28-vjeçari me iniciale Xh.Dh dhe 18-vjeçari me iniciale A.Ll.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se autorët e grabitjes kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale.

Laptopët e vjedhur janë gjendur të fshehura në një banesë në lagjen ”10 Korriku”.

Njoftimi i policisë

Vlorë, Vjedhin kabinetin informatik të shkollës industriale, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 24 kompjuterat e vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 06.11.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Xh.Dh, 28 vjeç, banues në Vlorë,

A.Ll, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 06.11.2017, në lagjen ”Pavarsia”, kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ”Pavarsia”, dhe kanë marrë (vjedhur) prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kompjuterat të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ”10 Korriku”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook