Ballina Aktualitet Vjen lajmi i keq për emigrantët, Greqia dëbon 600 shqiptarë pa dokumenta

Vjen lajmi i keq për emigrantët, Greqia dëbon 600 shqiptarë pa dokumenta

Rreth 600 shqiptarë që kanë qëndruar pa dokumenta legale, janë dëbuar nga Greqia në kuadër të programeve vullnetare të riatdhesimit.

Për muajin Dhjetor, nga Greqia janë dëbuar 1412 shtetas të kombësive të ndryshme. Emigrantët e paligjshëm shqiptarë renditen të parët, ekzaktësisht 591 persona.

Të dytët renditen pakistanezët 273 persona dhe të tretët algjerianët 107 të tillë. Më pas lista vijon me shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Irani, Bullgaria dhe Turqia.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve greke, përgjatë gjithë vitit 2017 nga Greqia janë dëbuar 19.096 emigrantë të paligjshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook