Ballina Aktualitet Vjen lajmi i mirë nga KESH: Situata hidroenergjetike në kaskadën e Drinit...

Vjen lajmi i mirë nga KESH: Situata hidroenergjetike në kaskadën e Drinit po përmirësohet

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), ka informuar se situata hidroenergjetike në kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek.

Sipas KESH, sonte në orën 23:00 do reduktohen me tej shkarkimet, duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit.

“Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit te saj ne lehtësimin e aspekteve operacionale te shtabit te emergjencave civile te Qarkut te Shkodres, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme që sonte në orën 23:00 të reduktojë me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”– thuhet në njoftimin e KESH.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook