Ballina Aktualitet Vjen lajmi i mirë për qytetarët e Fierit, “Bankers” investime për rrugë...

Vjen lajmi i mirë për qytetarët e Fierit, “Bankers” investime për rrugë e sheshe

Bashkia e Fierit po përfundon rindërtimin e tre shesheve të reja në qytet, që do të përmirësojnë jetesën e banorëve.

Ka përfunduar tashmë sheshi pranë Gjykatës së Fierit ndërkohë që po kryhen punimet e fundit në sheshin pranë stadiumit dhe në lagjen “Kastriot”.

I gjithë investimi po realizohet në bashkëpunim me kompaninë Bankers Petroleum e cila po mbështet financiarisht kryerjen e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në Fier, zonën ku ajo operon.

“Jemi ne vijim të bashkëpunimit që kemi ngritur me kompaninë ‘Bankers’ gjatë këtyre viteve. Konkretisht jemi duke përfunduar tre projekte në infrastrukturë në qytetin e Fierit. Po rikonstruktohen sheshet pranë zonave të banuar dhe ambienteve kulturore dhe sportive”, thotë Drejtuesi i Punëve Publike në Bashkinë e Fierit, Flamur Mato.

Bashkëpunimi me sektorin privat, si në këtë rast me kompanisë “Bankers Petroleum” po mundëson përmirësimin e infrastrukturës në disa lagje të Fierit, gjë që nuk përballohet dot vetëm me fondet e bashkisë. Vlera totale e investimeve për këto punime që është mundësuar nga kompania naftënxjerrëse deri më tani është mbi 60 mijë dollarë.

Tani punimet po vijojnë intensivisht për rindërtimin e sheshit dhe infrastrukturës së stadiumit “Loni Papuciu”. Do të rehabilitohet i gjithë sheshi i parkimit si dhe rruga që akseson në Akademinë sportive.
Ndërkohë do të realizohet rindërtimi i fasadës së stadiumit, gjelbërim, ndriçim, për të krijuar mjedise të përshtatshme për të gjithë sportistët dhe sportdashësit e qytetit të Fierit.

Por projektet nuk do të ndalen këtu. Në gjashtë mujorin e dytë të vitit do të vijohet me rehabilitimin e tre shesheve të tjera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook