Ballina Aktualitet Vjen lajmi i mirë për shqiptarët në Greqi, Rama: Vula apostile, do...

Vjen lajmi i mirë për shqiptarët në Greqi, Rama: Vula apostile, do kursehen 6.7 mln euro në vit (Video)

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjthë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me një lajm tepër të mirë duke njoftuar shqiptarët në Greqi se rezerva e vulës apostile do të hiqet.

Teksa u uron “Mirëmëngjesi”, ai njofton se heqja e rezervës së vulës apostile u kursen qytetarëve 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre.

Sipas kryeministrit Rama, ata do të çlirohen nga barra e rëndë për të nxjerrë letrat çdo vit.

Postimi në Facebook:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e rezervës për vulën apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë 👍”, shkruan kryeministri Rama.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë video që shpjegon se si, falë dialogut këmbëngulës me qeverinë greke, heqja më në fund, pas kaq shumë vjetësh, e rezervës për vulën apostile nga ana e Greqisë, u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë dokumentave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë 👍

Posted by Edi Rama on 05.03.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook