Ballina Aktualitet Vjeshta nuk sjell surpriza, vendi po fillon të pushtohet nga vranësirat

Vjeshta nuk sjell surpriza, vendi po fillon të pushtohet nga vranësirat

Vjeshta vjen pikërisht ashtu siç pritej, shtrëngatat e shiut dhe sigurisht uljet e temperaturave verore mbyllën gushtin që lamë pas duke shenjuar përfundimin e verës dhe nisjen e stinës së vjeshtës, por a do të kemi ndonjë surprizë nga moti për ta zgjatur edhe pak sezonin e pushimeve ? Kjo ngelet për tu parë.

Sipas Meteoalb, territori jonë do të përfshihet gjatë ditës së sotme me vranësira të cilat do të jenë kalimtare por shumicë e kohës ka për të pasur kthjellime por edhe kohë të bukur për të marrë disa rreze të lehta dhe jo të dëmshme. Vranësirat do të prekin kryesisht zonat tona veriore dhe verilindore.

Pasditja dhe mbrëmja do vazhdojnë të jenë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore. Era do fryjë mesatarisht e fortë deri pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 – 3 ballë. Temperatura maksimale do të shënojë 31 gradë celcius.