Ballina Aktualitet Vlonjati e godet me levë hekuri, merr fund tmerri për 63-vjeçarin

Vlonjati e godet me levë hekuri, merr fund tmerri për 63-vjeçarin

Policia-shqiptare_0

Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale që kishte gjasa të përfundonte edhe më keq.

Në pranga ra Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen ”Lef Sallata”, ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç.

Polcia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M.

Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal .

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook