Ballina Aktualitet VLORË/ Kontrolli rutinë i policisë bregdetare, “pikas” gomonen e mbushur me drogë

VLORË/ Kontrolli rutinë i policisë bregdetare, “pikas” gomonen e mbushur me drogë

Mbrëmjen e djeshme është kapur disa milje larg ujerave ndërkufitare në Vlorë, një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të madhe kanabisi.

Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, edhe gjatë kësaj të marte, kanë kryer kontrolle për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det, thanë burime zyrtare nga Policia.

LEXO EDHE:  Kapen 65 kg drogë në Skrapar, në pranga 2 vëllezërit

Sipas të dhënave pritet të bëhet peshimi i lëndës narkotike. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook