Ballina Aktualitet “Do vrasim veten”/ Të përmbytur dhe pa dëmshpërblim, banorët protestë para bashkisë...

“Do vrasim veten”/ Të përmbytur dhe pa dëmshpërblim, banorët protestë para bashkisë së Durrësit

Banorë të njësisë administrative të Katundit të Ri kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë para Bashkisë Durrës.

Ata kanë kërkuar takim me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, për të diskutuar për përmbytjet e njëpasnjëshme që iu shkaktohet në zonën e tyre.

Sipas akuzave të tyre, shteti ka hapur rezervuarin e Bovillës dhe kjo është e paprecedentë.

Ata thonë se janë përmbytur masivisht, dhe kjo është e disata për këtë vit dhe asnjë herë nuk kanë marrë dëmshpërblim.

Po ashtu banorët që kanë protestuar kanë thënë se do vetëvriten nëse problemi i tyre nuk zgjidhet.

Ka qenë deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili ka denoncuar ditën e djeshme përmbytjen e tokave dhe shtëpive në zonën e Katundit të Ri duke publikuar pamje.

Katundi i Ri ne Durres sot serish i permbytur dhe nen pushtetin e ujrave te lumit Erzen. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr. U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres. Shiu ra dje, por permbytja filloi sot. Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t’i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!, shkruan Bylykbashi në Facebook.

LEXO EDHE:  Aksident në Durrës, humb jetën 55-vjecari, shoferi largohet me shpejtësi

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook