Ballina Aktualitet Vrasja e çiftit/ Reagon Berisha: Forca e krimit godet fuqishëm në mes...

Vrasja e çiftit/ Reagon Berisha: Forca e krimit godet fuqishëm në mes të rrugës në Shkodër! Killeri shkoi drejt selisë së partisë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas krimit të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua ish-shefi i Krimeve dhe bashkëshortja e tij në prani të fëmijës së tyre.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se qyteti verior është në dorë të krimit ndërsa killeri shkoi drejt selisës së partisë siçiliste

Berisha ka akuzuar Ministin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pasi shpall në Vlorë suksesin imagjinar ‘zero kanabis’!

Postimi i Sali Berishës:

Forca e Krimit godet fuqishem ne mes te rruges ne Shkoder!

Ekzekutohen ish shefi i krimeve dhe bashkeshortja e tij.

Killeri shkoi drejt selise se partise siçiliste.

Narkopolicia ne Shkoder ka detyra te tjera te rendesishme. Qyteti ne dore te krimit! Nderkohe Xhafa i droges shpall ne Vlore suksesin imagjinar ‘zero kanabis’!

Ngushellime familjeve te viktimave! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook