Ballina Aktualitet Vrasja e Çollakut, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën

Vrasja e Çollakut, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për të arrestuarin Denis Shtraza.

Krimet e rënda dhanë dënimin burg me jetë për të pandehurin.

Shtraza është akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollaku në janar të vitit 2016.

Masa e arrestit është kërkuar më parë nga Prokuroria. I pandehuri dhe avokati i tij kanë kërkuar që të shpallet i pafajshëm pasi sipas tyre nuk ka lidhje me vrasjen e Çollakut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook