Ballina Aktualitet EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Durrës, dy viktima dhe një i plagosur...

EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Durrës, dy viktima dhe një i plagosur nga një sherr masive me thika

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur rëndë, si pasojë e një sherri . 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rezervuarit të kesaj zone . Nga veprimet hetimore dyshohet se konflikti ka qenë i çastit dhe nga verbal është kthyer në fizik ku palët kanë goditur me thikë njëri-tjetrin dhe për pasojë Qamo ka ndërruar jetë menjëherë. Dyshohet se shkak është bërë parkimi i një automjeti.

Njëri nga viktimat ka ndërruar jete ne vend , ndersa viktima e dytë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Lulëzim Qamo , 35 vjeç  , është viktima e parë , i cili është goditur me thikë dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes . Ndërsa Yzedin Shalari , rreth 60 vjeç , ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit. Ai kishte marrë plagë të shumta dhe nuk mundi të mbijetonte.

Ndërsa i plagosuri tjetër është Eduard Xhaferri , cili është në gjendje të rëndë.

 

Comments

comments