Ballina Aktualitet Vrau bashkëshorten në Durrës, flet babai i autorit: Jemi shokuar, djali të...

Vrau bashkëshorten në Durrës, flet babai i autorit: Jemi shokuar, djali të vuajë për atë që bëri

Babai i Çlirim Shahollit, 42-vjeçarit që vrau gruan e tij mbrëmjen e së premtes në lagjen numër 15 në Durrës, kanë dhënë një një intervistë për Ora News.

Ata thanë se janë të shokuar nga ngjarja. Zaim Shaholli rrëfeu se Adrianën e kishte gjetur të shtrirë në tokë vajza ndërsa Çlirimi ishte larguar nga shtëpia.

Babai i autorit tha se djali duhet të vuajë për krimin që bëri.

“Ardianën e gjeti vajza të shtrirë kur erdhi nga puna ndërsa Çlirimi ishte larguar nga shtëpia. Tre prej fëmijëve ndodheshin në kamp në Golem, i kishte strehuar një shoqatë. Dy të mëdhenjtë ishin në punë. Unë isha në Korçë me bashkëshorten natën e ngjarjes, e morëm vesh lajmin nga Korça.”

Adriana Shaholli, nënë e 6 fëmijëve, humbi jetën në spitalin e Durrësit pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.

Çlirim Shaholli akuzohet për veprën penale: “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese për arsye familjare”, dhe rrezikon dënimin nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook