Ballina Aktualitet Vrau komisarin/ Gjykata e Lartë “ia hedh çelsat në det”, Arben Frroku...

Vrau komisarin/ Gjykata e Lartë “ia hedh çelsat në det”, Arben Frroku përjetësisht pas hekurave

SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Arben Frrokut për mbrojtjen tij. “DuaLajm.com” mëson se vendimi është marrë në dhomë këshilli pa kaluar në seancë gjyqësore. Në këtë mënyrë mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar Frrokun me burgim të përjetshëm.

Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së kryepolicit Dritan Lamaj. Më 24 shkurt të vitit 2013, kryekomisari i Policisë Dritan Lamaj, 41 vjeç, u vra me kallashnikov ndërsa ndodhej në makinën e tij Lancia. 41-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Autorët e larguan me një makinë BMW të blindurar, automjet në të cilin u gjetën shenjat e gishtërinjve dhe fije floku të biznesmenit Arben Frroku. Vrasja e kryekomisarit në Tiranë ishte treta e një zyrtari të Policisë në tetë muaj.

Arben Frroku aktualisht ndodhet në Holandë dhe është në pritje të ekstradimit. Pas zhdukjes, Frroku u arrestua me urdhër ndërkombëtar arresti. Ai u kap në Schiphol me pasaportë greke të falsifikuar me emrin Renato Çepa.

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakReal Madrid shumë pranë ‘goditjes’ së rradhës, kërkon Eden Hazard
Artikulli tjetërTë gjithë lexojmë Shekspirin, po ai çfarë lexonte?