Ballina Aktualitet Vrau prindërit në Dibër, 26-vjeçari befasoi gjykatën me deklaratën e tij: Nuk...

Vrau prindërit në Dibër, 26-vjeçari befasoi gjykatën me deklaratën e tij: Nuk kam vrarë prindërit, por dy…

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë urdhër për shtrim të përkohshëm në psikiatri për 26-vjeçarin që vrau prindërit.

Sipas burimeve të para mësohet se 26-vjeçari Qemal Sela nuk ka qenë i vetëdijshëm për të dhënë deklaratën e tij, ndërsa herë pas here fliste përçarët.

Gjykata ka dhënë urdhërin që i riu të dërgohet në spitalin e Shkodrës.

“Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjanin mamit e babait. Ishin të maskuar dhe do më bënin vaksinë”. Kështu mësohet të ketë thënë i riu para togave të zeza.

Dyshohet se 26-vjeçari ka qenë tre muaj i shtruar në një spital psikiatrik në Angli para se të sillej në Shqipëri.

Para pak ditësh 26-vjeçari Qemal Sela vrau prindërit Flamur Sela, 55 vjeç dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook