Ballina Aktualitet “I vrava se më grabisnin, njerëz me maska më bënin vaksina”, 26-vjeçari...

“I vrava se më grabisnin, njerëz me maska më bënin vaksina”, 26-vjeçari që ekzekutoi prindërit në Peshkopi tregon si e siguroi armën

Një krim makabër ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen e Llixhave në Peshkopi ku një 26-vjeçar ka vrarë prindërit e tij.

Sipas informacioneve paraprake të policisë Qemal Sela, emigrant prej 5 vitesh në Angli zbrasi karikatorin e automatikut drejt prindërve të tyre.

Por si arriti të siguronte automatikun 26-vjeçari?

Qemal Sela gjatë kohës që ishte pyetur nga policia për armën e krimit tregoi se atë e kishte fshehur në katin e parë të banesës para se të ikte në Angli. Teksa fliste përçarët, autori është përgjigjur po ashtu edhe për arsyen se pse kishte vrarë prindërit. “Prindërit i vrava se më kanë grabitur. Po më dilnin disa persona me maska para dhe po më bënin vaksina”, 

Lëvizjet e autorit pak pas ngjarjes.

26-vjeçari sapo vrau Fatmir dhe Zeqimete Selën, doli në rrugë me automatik, që e mbante në krahun e djathtë. Pasi u përballë me policinë, kjo e fundi i bëri thirrje që të hidhte armën përtokë, ndërsa ai nuk bëri rezistencë. Po ashtu i riu i kishte thënë një prej policëve se arma kishte fishek në gojë dhe se duhej të tregonte kujdes. Ndërkohë, motra e tij e vogël, vetëm 14 vjeçe, sapo kishte dëgjuar për ngjarjen e rëndë kishte rendur drejt shtëpisë, ndërsa kishte pranë në pragun e derës në katin e parë të shtëpisë, nënë e babë të pajetë, ndërsa ndodhet e shtruar në spital. Kujtojmë se nesër Qemal Sela do të dalë para togave të zeza ku do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook